Kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit nënshkruan Kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike

Kandidatët e të gjitha partive për kryetarë të Qytetit të Shkupit sot nënshkruan Kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike.

Këtë Kodeks, sikur kandidatët për kryetarë të Qytetit të Shkupit, do ta nënshkruajnë edhe kandidatët për kryetarë të gjithë komunave në Maqedoni.

Me këtë Kodeks, pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale detyrohen dhe i premtojnë njëri-tjetrit, por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë se do t’i përmbahen dhe në mënyrë aktive do t’i promovojnë parimet e zgjedhjeve fer dhe të lira.

Nënshkruesit e Kodeksit hapur shprehin vullnet për ta respektuar të drejtën zgjedhore, e cila është e barabartë, e përgjithshme dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehur.

Krahas Petre Shilegov dhe Koce Trajanovski, kandidatë për kryetar të Bashkisë së Shkupit janë edhe Nasije Selmani nga BESA, Bekim Fazliu nga PDSH, Gjorgji Todorov nga DRM, Vanço Shehtanski nga TMRO, Marija Jones nga ‘E majta’ dhe Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button