Ambasadorja Glover: Jemi syçelë për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Ekziston kornizë gjithëpërfshirëse ligjore, por kuptohet qe varet nga personat që marrin pjesë në zgjedhje, qeveritë, komunat, KSHZ, se si do ta realizojnë atë. Dhe kjo është ajo që ne do ta vëzhgojmë, thotë shefja e misionit të OSBE/ODIHR në Maqedoni, Odri Glover, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Sa i përket pyetjes lidhur me atë se sa vlerësohet të jetë pastruar lista zgjedhje, Ambasadorja Glover tha se kanë 20 vëzhgues të cilët janë ndarë në rajone, kurse në ekipin që do të jenë në kryeqytet janë 16 persona që do të vijnë pak kohë para zgjedhjeve.

“Gjithsesi që lista zgjedhore është shumë e rëndësishme, sepse ne jemi këtu të vëzhgojmë dhe shqetësimi ynë janë votuesit. Zgjedhjet janë për votuesit jo për ne. Ne jemi vëzhgues dhe vëzhgojmë se çfarë po ndodh. Siç thash, lista zgjedhore është e rëndësishme sepse besojmë ne të drejtën e votës dhe kjo është ajo që ne vëzhgojmë. Lista zgjedhore nuk është finalizuar, dhe siç thashë ne do ta vëzhgojmë atë sepse në të kaluarën kishim vërejtje sa i përket kësaj liste dhe për këtë me shumë kujdes do të ndjekim gjithçka që ka të bëjë me këtë çështje”, tha Glover.

Lidhur me kushtet për zgjedhjet, Glover tha se kjo gjë varet nga personat që marrin pjesë në to.

“Ekziston një kornizë gjithëpërfshirëse ligjore, por kuptohet se kjo varet nga personat që marrin pjesë në zgjedhje, qeveritë, komunat, KSHZ dhe kjo varet se sa ata e realizojnë atë. Kjo është ajo që ne vëzhgojmë. ODIHR kishte vërejtjet e saja në të kaluarën lidhur me procedurën gjithëpërfshirëse zgjedhore, kjo është ajo që ne mbulojmë dhe gjithsesi që tani do të shohim se deri në cilën shkallë janë imlementuar vërejtje tona në pajtueshmëri me kriterin e Kopenhagës të OSBE-së. Këtë do ta përcjellim”, tha Glover.

Glover tha se kanë takime me partitë politike, por thekson se nuk përzihen në zgjedhjet në asnjë mënyrë dhe se roli i tyre është vetëm të vëzhgojnë

“Sigurisht kemi takime me të gjitha partitë politike. Por ne vetëm vëzhgojmë dhe në asnjë mënyrë nuk përzihem në zgjedhjet. Ne vëzhgojmë, ne nuk jemi ‘policia’ për zgjedhjet. Ne vëzhgojmë dhe njoftojmë për atë që ndodh dhe në këtë moment nuk mund të përzihemi apo të japim këshilla cilës do parti politike apo qeverisë”, tha Glover.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button