Zaev: Ligji për gjuhët është në pajtueshmëri me Kushtetutën

Kryeministri Zoran Zaev thotë se është pafytyrësi të thuhet se i gënjejmë shqiptarët me ligjin e gjuhës dhe se ai pas zgjedhjeve do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë në emisionin “360 Gradë” Zaev theksoi se gjithçka që ishte kontestuese është hequr dhe është lëshuar për shqyrtim në Komisionin e Vendeikut

“Qëllimi ynë është i sinqertë, ne dolëm haptazi në fushatë mbi këto çështje, dhe para tentimit për likuidimin tonë, duke i mbrojtur këto vlera në të cilat besojmë. Ne besojmë se përdorimi i gjuhëve të komuniteteve pakicë me kushtetutë është i lejuar, deri aty ku lejon Kushtetuta, dhe që është nevojë reale e qytetarëve, duhet ta mundësojmë. Sigurisht, ka gjithmonë mundësi për kritika, por unë, së bashku me partnerët në koalicionin qeverisës kemi rënë dakord, që nuk nevojitet të miratojmë diçka si një ligj, nëse paraprakisht e dimë se do të bjerë në Gjykatën Kushtetuese, pse do ta bënim këtë? Pra, çdo gjë që është në ligj është kushtetuese, dhe besoj se ligji do të miratohet dhe përfundimisht në Maqedoni ky debat që nga pavarësimi i shtetit, për nevojat e bashkësive më të vogla etnike, do të mbyllet, për të hapur çështje më të rëndësishme – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Në kontekstin e zgjedhjeve të zakonshme lokale dhe bashkëpunimit të paralajmëruar me BDI-në, Zaev thotë se ajo është cilësi e re e demokracisë maqedonase dhe pret që shqiptarët të votojnë LSDM-në.

“Unë besoj që do të votojnë për shkak se këto janë zgjedhje të personazheve, të programeve e më pas të partive. Besoj që do të na votojnë në çdo vend ku kemi kandidatë tanë. Ne më një kohë të gjatë nuk i ndajmë votuesit në shqiptarë, maqedonas,rom,turq, për ne të gjithë janë votues. Për herë të parë në Maqedoni do të ketë vota nga ana e maqedonasve për kandidatë shqiptarë. Kjo është përkrahje që ne japim, dhe do ta japim edhe në Kërçovë. Edhe aty jemi duke menduar që të japim përkrahje direkete. Shtabi është duke e analizuar këtë. Kjo është cilësi e mirë në Maqedoni, të votojmë për qytetarët, për emrat dhe mbiemrat, për programet dhe për të ardhmen e secilit vend, dhe vendit tonë. Unë besoj se me një koncept të tillë krijojmë bashkëpunim të gjatë që është në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button