Iran: Përkundër vërejtjes amerikane, është kryer një test raketor

Irani thotë se e ka kryer me sukses një test raketor balistik, përkundër vërejtjeve të Uashingtonit.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë gjatë ditës së djeshme.

“Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash”, u tha në raportin e sotëm të këtij transmetuesi.

Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdoj programin e vet raketor dhe do t’i forcoj kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndal zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button