Taravari: Ekipi në MSH do të vazhdojë me sukses të punojë sikur në 100 ditët e para

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili është kandidat për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet e ardhshme lokale, bind se Ministria e Shëndetësisë do të funksionojë në mënyrë të përkryer edhe në periudhën derisa është në fushatë.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë punon një ekip prej 15 personave, të cilët janë kompetent  dhe të cilët e kthyen besimin në Ministrinë e Shëndetësisë. Derisa jam unë kandidat për kryetar të komunës nuk ka kurrfarë pengesa ligjore që zëvendësministri ta kryejë funksionin tim. Ndërkaq, ekipi funksionin në mënyrë të përkryer”, tha ministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot gjatë llogaridhënies për punën e kryer në 100 ditët e para.

Potencoi se ditën që do ta marrë certifikatën për kryetarë të komunës nga ajo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë do të vijë një person tjetër, i cili duhet të vazhdojë ta zbatojë politikën qeveritare.

“Këtë që e zbatojmë nuk është projekt i një personi, por i Qeverisë dhe një person i asaj Qeverie është Arben Taravari. Ai ka ekip të vetin në Ministri dhe nëse tërhiqet një person dhe vendoset një tjetër, ekipi do të vazhdojë me punë me sukses njëjtë sikur në 100 ditët e para”, potencoi Taravari.

Ai theksoi se do të përpiqen të bëjnë që sistemi shëndetësor të fillojë të funksionojë siç duhet, duke potencuar se ai është pothuajse i shkatërruar dhe se me të vërtetë është vështirë që të zbatohet kjo.

Theksoi se problemi me vdekshmërinë e foshnjeve është diçka që për at të keq ekziston edhe në vitin 2016 dhe një vit më parë dhe se duhet të bëhet strategji se si vdekshmëria e foshnjeve të zvogëlohet 20 për qind deri në vitin 2020.

Si problem e theksoi edhe numrin e madh të lindjeve në Klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup dhe mosekzistimin e kujdesit intensiv në qytetet tjera.

Taravari paralajmëroi se do të pezullohet participimi për shërbimet shëndetësore për personat që pranojnë ndihmë sociale, si dhe ulje të çmimit të vaksinës për personat që shkojnë në Haxh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button