Vetëm një ditë nëse e teproni me ushqimin, e dëmtoni shëndetin

Nëse ushqeheni shëndetshëm gjashtë ditë gjatë javës, lejohet që atë ditën e shtatë të hani çfarë të dëshironi.

Por, duket se nuk është ashtu. Vetëm një ditë kur e teproni me ushqimin, ushqim me përmbajtje të lartë yndyrore, mund ta hutojë në tërësi organizmin e njeriut, tregon studimi i fundit i publikuar në revistën “Nutrients”.

Në hulumtim kishin marrë pjesë 15 persona të shëndetshëm dhe kishin një detyrë të këndshme: një ditë kanë konsumuar ushqime me proshutë, salsiçe, vezë të fërguara, djathë dhe hamburger, me përmbajtje të lartë të yndyrës. Më pas kanë shikuar nivelin e sheqerit në gjak dhe i kishin krahasuar me rezultatet e tyre të mëhershme, para se ta konsumojnë gjithë këtë ushqim.

Rezultatet ishin: një ditë konsumim i ushqimit të yndyrshëm ka ulur ndjeshmërinë në insulinë për 28 për qind. Nëse është pakë- suar ndjeshmëria ndaj insulinës, trupit tuaj ndoshta i nevojitet më shumë insulinë për ta absorbuar sheqerin në gjak.

Kjo shkakton diabetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button