Vendet-anëtare të BE-së do të ndihmojnë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Katër shtete të Ballkanit, të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Kroacia, së bashku do të ndihmojnë për integrimin evropian të gjashtë vendeve tjera të rajonit.

Këtë marrëveshje e arritur ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare ballkanike në BE, Ekaterina Zaharieva, Nikos Koxias, Teodor Meleshkanu dhe Maria Pejçinoviq Burqi, në takimin punues në Nju-Jork, kumtoi pres-shërbimi i MPJ-së bullgare.

Ministrat kanë kryer verifikim të asaj që e kanë arritur deri më tani Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Republika e Maqedonisë, Serbia dhe Mali i Zi dhe u pajtuan që të japin mbështetje politike dhe eksperte për perspektivën e tyre evropiane.

Zahariva, Koxias, Meleshkanu dhe Buriq arritën marrëveshje që së bashku t’i vizitojnë vendet-kandidate që të japin shenjë se qëndrojnë prapa tyre në orvatjen e tyre për t’i plotësuar kriteret për anëtarësim. Kështu, Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet  jo vetëm i presidencës bullgare të Këshillit të BE-së, por edhe i vendeve tjera anëtare të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button