Aksion për pastrimin e qendrës rekreative Saraj

Aktivistë të Lëvizjes LEAD sot në qendrën rekreative Saraj organizojnë aksion të quajtur “Në xhep” nëse s’ka ku tjetër”. Pjesëmarrësit e LEAD me mbështetje të vullnetarëve, në suaza të aksionit do ta pastrojnë Sarajin nga mbeturinat.

Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela me sloganin “Në XHEP, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson të rinjtë prej bashkësive të ndryshme etnike të bashkëpunojnë dhe të shoqërohen.

Projekti “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është i mbështetur nga Programi Civika Mobilitas,  të cilën e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti suedez për Administratë Publike SIPU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button