Jeremiq: Zaev ishte yll në Njujork

Në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara (KB), ku u fol për Iranin dhe Korenë e Veriut, liderët e Ballkanit Perëndimor nuk patë një pozitë të lakmueshme, në përjashtim të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Kështu ka vlerësuar diplomati i Serbisë dhe ish kryetar i mbledhjes së përgjithshme të KB-së, Vuk Jeremiq, njofton Portalb.mk.

“Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka qenë një yll. Kishte atmosferë dhe interesim të madh për mundësinë e zgjidhjes së problemit të Maqedonisë me Greqinë si dhe hapjen e perspektivave euro-atlantike, krahas të këtij shteti po ashtu edhe të rajonit”, tha Jeremiq në kyçje e tij të drejtpërdrejtë nga KB-ja.

Delegacioni i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në mbledhjen e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e 72 me radhë.

Ndërkohë, në këtë mbledhje Zaev deklaroi se të mos fokusohemi në dallimet, por në përgjegjësitë tona kryesore dhe të punojmë për një benifit të përbashkët. Duhet të veprojmë si qeveri përgjegjëse dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe prosepritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button