Gruevski filloi fushatën: Na presin zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë

Nën moton “Era e re” sot në Shkup, koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE e promovoi programin dhe kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lideri i partisë Nikolla Gruevski në fjalimin e tij tha se kanë një ekip  me njerëz që janë të përkushtuar të punojnë në realizimin e vizionit për një Maqedoni më të mirë.

Duke u fokusar në program, Gruevski theksoi se propozon masa për uljen e shkallës së papunësisë, për tatime më të ulëta, rritjen e pensioneve, pagave dhe subvencioneve,  përfitim më të madh për bizneset e vogla dhe të mesme, hapjen e vendeve të reja të punës dhe ndërtimin e të paktën tre autostardave të reja. Në pjesën e energjitikës tha se vizioni i tyre është Maqedonia të bëhet elektro-energjikisht e pavarur, ndërsa gjithashtu të jetë edhe vend ekologjik dhe lider teknologjik në Evropën Juglindore.

Si pjesë të programit e theksoi edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe formimit të sistemit efikas legjislativ .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button