Zaev në KB: T’i shmangim dallimet dhe të punojmë për përfitim të përbashkët

Të mos fokusohemi në dallimet, por në përgjegjësitë tona kryesore dhe të punojmë për një benifit të përbashkët. Duhet të veprojmë si qeveri përgjegjëse dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe prosepritet, rekomandoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Ai theksoi se vendi duhet që të fokusohet në implementimin e një zhvillimi të ri afatgjatë dhe të krijojnë mënyra të reja për miqësi dhe partneritet.

“Jam i bindur se e kemi të njëjtin qëllim-paqen në botë. Jam i bindur se i ndajmë të njëjtat angazhime. Jam i bindur se në sfidat e përbashkëta do të përgjigjemi me vendime të përbashkëta. Paqja, angazhimi për një jetë dinjitoze dhe vendimet e përbashkëta  janë vlerat përmes të cilave Republika e Maqedonisë arriti që ta tejkalojë krizën e thellë politike e cila madje e tronditi edhe rajonin tonë. Ne jemi vend i vogël i mbushur me plot dallime. Kaluam përmes sprovave të ndryshme, sepse jemi të bashkuar rreth vlerave të përbashkëta. Prandaj Republika e Maqedonisë sot është e lirë, e sigurt dhe stabile. Republika e Maqedonisë është mike me fqinjët e saj dhe fuqimisht e orintuar drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai shtoi se Maqedonia  edhe një çerek shekulli pas pranimit në KB ende ka çështje të hapur për emrin me Greqinë, duke theksuar se të dyja vendet tashmë implementojnë masa për ndërtimin e besimit.

“Ky është një zhvillim pozitiv. Kemi përpjekje të reja, energji të re që të zgjiidhim keqkuptimet. Pranoj se bëmë në kohë të ndryshme hapa të gabuar, megjithaë tani ka ardhur koha që t’i mbyllim këto çështje”, theksoi Zaev.

Konsideroj, shtoi ai, se ekziston mundësi që Greqia ta tejkalojë problemin që ka me emrin tonë kushtetues dhe të tentojë që të kemi një qasje  nga aspekti pozitiv, të mbajmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënie miqësore,  por këtë e presim  nga të dyja palët.

Zaev kujtoi se në disa nga muajt e fundit Qeveria e Maqedonisë promovoi akses të ri kundrejt fqinjëve, duke treguar kapacitet që t’i tejkalojmë çështjet e hapura.

Ai shtoi se Qeveria e Maqedonisë ka plan ambicioz për reforma me të cilat duhet që të ndërtohen institucione profesionale dhe të përmirësohet standardi i qytetarëve.

Kryeministri i Maqedonisë paralajmëroi se Maqedonia do të vazhdojë që të bashkëpunojë me të gjitha vendet anëtare të KB-së dhe së bashku ta përkrahë paqen në botë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin afatgjatë.

Në fjalimin e tij Zaev u fokusua edhe në krizën emigruese duke theksuar se Maqedonia është ballafaqur siç duhet me këtë sfidë. Duke folur për sfidat me të cilat ballafaqohet bota, kryeministri Zaev shprehu shqetësim edhe për provat raketore të Koresë Veriore dhe u angazhua për çarmatim bërthamor të qetë të këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button