Limaj tregon se si qeveria do t’i ndihmojë prodhuesit vendorë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj gjatë takimit me drejtuesit e organizatës “Klubi i Prodhuesve të Kosovës”, u premtoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar se do të gjejnë rrugë dhe forma të bashkëpunimit me qëllim të stimulimit, krijimit të lehtësirave dhe mundësive që prodhuesit vendorë ta kenë kujdesin dhe respektin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim, anëtarët e klubit e kanë njoftuar zëvendëskryeministrin Limaj me angazhimet, punën, rezultatet, por edhe shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen sot prodhuesit e Kosovës.

“Ne jemi këtu për t’ju ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës, që është obligim i Qeverisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona prodhuese, shtimit të vendeve të reja të punës dhe ju siguroj se do ta keni mbështetjen e fuqishme të Qeverisë për t’i hapur një perspektivë të re zhvillimit të vendit tonë, sidomos sektorit të prodhimit”, tha zëvendëskryeministri Limaj.

Ai po ashtu, tha se mbështetja e fuqishme e prodhuesve vendor do të jetë prioritet, përmes së cilës do të krijohet mirëqenia, ndihmohet paketa sociale dhe mbi të gjitha buxheti dhe fuqia ekonomike e Kosovës vjen duke u rritur.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, u shpreh i bindur se kërkesat e tyre do të jenë të realizueshme, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që t’i jepet rëndësi prodhimit dhe prodhuesve vendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button