fbpx

“BeH dhe Maqedonia kalojnë në një niveli operativ të bashkëpunimit”

Dragan Mektiç, ministri i Sigurisë i Bosnje e Hercegovinës (BeH), pas takimit të sotëm me Oliver Spasovskin, ministër i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, deklaroi se është dakorduar që bashkëpunimi mes dy vendeve nga niveli politik, që është i shkëlqyer, të kalojë në nivel operativ, raporton Anadolu Agency (AA).

Mektiç theksoi se me homologun e tij të Maqedonisë kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, me theks të veçantë në sfidat e përbashkëta të sigurisë.

“Jemi pjesë e Ballkanit Perëndimor, nga projektet e përbashkëta rajonale dhe shpesh takohemi në konferenca të përbashkëta për zbatimin e projekteve të ndryshme. Me Maqedoninë në sektorin e sigurisë kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të shkëlqyer, kemi nënshkruar të gjitha marrëveshjet dypalëshe të mundshme. Përveç asaj që ekziston vullnet politik për bashkëpunim dhe zbatimi të kalojë në nivel më të lartë, në ekspertë të policisë, të cilët bashkërisht do të bien dakord për zgjidhjet e problemeve, por edhe do të shkëmbejnë përvoja dhe të dhëna”, deklaroi Mektiç.

Në vijim, ai tha se të dy vendet janë në të ashtuquajturën “rrugë ballkanike”, ku siç theksoi ai, ka shumë probleme me migracionin dhe kontrabandimin, kryesisht narkotikët dhe armët.

“Ne jemi kryesisht një vend transit. Ne kemi vërejtur se kemi shumë qëndrime të ngjashme në fushën e terrorizmit, radikalizmit dhe ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kam folur për të dhëna konkrete të kësaj fushe, ndërsa ministri Spasovski më njoftoi me situatën në Maqedoni. Maqedonasit tashmë punojnë në disa projekte për de-radikalizimin, i shqyrtojnë të kthyerit nga organizatat terroriste, e kështu me radhë. Do të ishte shumë mirë për të shkëmbyer informacione dhe përvoja në atë segment. Këtu ndodhemi në atë projekt të përbashkët rajonal, i cili financohet nga Bashkimi Evropian për luftë kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Mektiç.

Mektiç shtoi se Sektori për mbrojtje të të dhënave të BeH-së ndihmon Maqedoninë dhe se ata do t’i ndajnë përvojat e tyre në lidhje me emërimin e oficerëve ndërlidhës në Hagë, në mënyrë që mos të përsëriten gabimet nga ana maqedonase në këtë proces. Ai njoftoi se së shpejti mes dy vendeve do të nënshkruhet një marrëveshje, e cila do t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë dhe BeH-së që në të dy vendet të hyjnë me letërnjoftime.

Ndërsa, Spasovki takimin me homologun e tij e vlerësoi shumë të rëndësishëm dhe se i njëjti do të përmirësojë gjendjen e sigurisë jo vetëm në këto dy vende, por edhe në rajon.

“Kemi shumë memorandume për bashkëpunim me BeH, para se gjithash, për bashkëpunim policor. Diskutuam për atë se si këtë bashkëpunim ta çojmë nivel më të lartë operativ, të shkëmbejmë të punësuarit, të dhënat dhe në atë kuptim, ramë dakord të formojmë grup operativ në nivel të ministrive. Tema kyçe, si në botë ashtu edhe tek ne, është lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo paraqet një rrezik të madh për të gjithë rajonin. Në atë fushë të bashkëpunimit emëruam koordinator, ndërsa ata janë dy zëvendës ministrat dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi do të rritet në nivel më të lartë”, deklaroi Spasovski.

Ai shtoi se është dakorduar bashkëpunim mes Qendrës për Trajnime të Shkupit dhe Shkollës së Policisë nga Mostari, sepse përveç fondeve, për sigurinë me rëndësi të madhe është edhe edukimi i stafit, që të adresojnë në mënyrë adekuate të gjitha problemet e sotme.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close