Kremlini mohon reklamat në Facebook gjatë fushatës presidenciale në SHBA

Kremlini ka mohuar implikimin e Rusisë në reklama në rrjetin social Facebook, që ishin postuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuar, në vitin 2016, transmeton REL.

“Ne nuk dijmë se kush i vendos reklamat në Facebook the pse”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

“Kurrë skemi bërë një gjë të tillë dhe Rusia nuk ka të bëjë asgjë me këto reklama”, tha Peskov.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur raportimet lidhur me reklamat ruse “ shaka”, ku ka shkruar në Twitter se “ Shakatë e Rusisë vazhdojnë, tani me reklama në Facebook”.

Zyrtarët e rrejtit social Facebook, thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button