Debat në KSHZ për kërkesat për referendume në ditën e Zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë duhet ta shqyrtojë informacionin për kërkesat e arritura për mbajtjen e referendumeve në nivel lokal në ditën e Zgjedhjeve lokale – 15 tetor. Anëtarët e KSHZ-së duhet të sjellin vendim për ofertën më të volitshme për shtypjen e listës zgjedhore, për furnizimin e materialit promovues, transportimin e materialeve të besueshme dhe për zgjedhjen e operatorit ekonomik për përkthimin e materialit zgjedhor.

Duhet të shqyrtohen edhe kërkesat e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore – IFES, Ambasada e SHBA-së dhe të OSBE-së, për ndjekjen e Zgjedhjeve lokale. KSHZ do ta shqyrtojë edhe Raportin për kontrollin dhe vlerësimin e qasjes së vendvotimeve për persona me aftësi të kufizuara, propozim vendimin për plotësimin e planit financiar, si dhe kërkesën për plotësimin e shortit të zbatuar për radhitjen e kandidatëve në fletëvotim për Zgjedhjet lokale në komunën e Zërnovcit, Novacvit dhe Rankovces, për shkak të gabimit gjatë futjes së aplikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button