fbpx

Vriten në Turqi aktivisti opozitar sirian dhe vajza e tij gazetare

Aktivisti sirian në Turqi, dhe vajza e tij gazetare janë gjetur të vdekur nga goditjet me thikë, në apartamentin e tyre në pjesën aziatike të Stambollit, përcjell REL.

Agjencia e lajmeve shtetërore, Anadolu, ka raportuar se trupat e 60 vjeçarit, Arouba Barakat, dhe vajzës së tij 22 vjeçare, Hala Barakat, janë gjetur dje pasdite, pasi që kolegët kishin lajmëruar se gazetarja nuk është paraqitur në punë.

Një medie tjetër turke, raporton se Aurouba Bakarat po hulumtonte torturat në një burg, të udhëhequr nga qeveria siriane.

Aktivistët sirianë të opozitës, thanë se Arouoba Barakat ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë, një grup opozitar me bazë në Stamboll, që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad.

Nacionalistët kurd të Sirisë, kanë akuzuar Këshillin Kombëtarë Sirian se është nën ndikimin e madh të Turqisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close