fbpx

Seri takimesh dypalëshe të Dimitrovit në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të KB-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dje në drekën e punës të Nismës Qendrore-Evropiane (NQE) në suaza të Asamblesë së  të Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, realizoi disa takime dypalëshe me homologët e tij nga vende të ndryshme në të cilën u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim dhe këmbim të mendimeve lidhur me bashkëpunimin rajonal.

Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov u takua me kryeministrin e Sulltanatit Oman i angazhuar i Punëve të Jashtme, Jusuf bin Alavi bin Abdula, me ç’rast u shpreh gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimin e kornizës së dakorduar, ndërsa u këmbyen mendime dhe për gjendjen në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe në rajonin e Gjirit Arabik.

димитров оман

Dimitrov, theksohet realizoi takim edhe me homologun e tij nga Azerbajxhani, Elman Mamadjarov në të cilin u dërguan ftesa të ndërsjella për vizita në nivel ministror, ndërsa u diskutuan mundësi konkrete për zhvillim të bashkëpunimit, par se gjithash, në plan ekonomik në fusha lidhur me energjetikën.

Përfaqësues të delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, morën pjesën edhe takimin vjetor të rrjetit ministror joformal për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku theksohet, edhe një herë u shfaq mbështetje nga ana e Maqedonisë për këtë faktor të rëndësishëm ndërkombëtar në planin e sigurimit të përgjegjësisë për kryerësit të veprave më të rënda penale në botë.

Димитров СЕИ-ручек

Njëherit ministri Dimirtov, në shoqërim të shefit të delegacionit të Maqedonisë, kryeministrit Zoran Zaev mori pjesë edhe në takimin dypalësh me kryetarin e Asamblesë së 72-të të Përgjithshme të të KB-së, Miroslav Lajçak.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close