Zaev: Presim datë për fillimin e bisedimeve (VIDEO)

“Presim që në vjeshtë të hiqet kushti i rekomandimit të anëtarësimit të Maqedonisë në BE, ndërsa hapi i ardhshëm të jetë data për fillimin e bisedimeve. Reformat që po i zbatojmë, mënyrat me të cilat i thellojmë marrëdhëniet e mira nderfqinjësore dhe ndërtojmë fqinjësi të reja të forta  me botën, kontribuojnë edhe drejt integrimeve të NATO-s. Konsiderojmë se janë reale pritjet tona që Republika e Maqedonisë të jetë vendi i 30 anëtare e NATO-s”, ka thënë kryeministri Zaev në takimin e sotëm me kryeministrin e Holendës Mark Rute në New York, njofton Portalb.mk.

Rute, siç informojnë nga qendra e informimi të qeverisë theksoi se Holanda në përgjithësi e përkrah procesin rreformues që e ka filluar qeveria e re e Republikës së Maqedonisë dhe i përshëndet hapat e shtetit për ndërtimin e marrëdhënieve të mira nder fqinjësore.

“Holanda mbetet mbështetës i fortë i Republikës së Maqedonisë në angazhimet për arritjen e qëllimeve strategjike, Bashkimin Evropian dhe NATO”, theksoi Rute.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button