ASHAM: Televizioni Alfa dhe Nova kanë shkelur standardet e raportimit të paanshëm

Mënyra e informimit të televizionit  “Allfa” dhe “TV Nova” tregon se e kanë shkelur parimin për tregim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me tretman të njëjtë në pikëpamje dhe mendime të ndryshme, vërehen edhe elemente që tregojnë lidhje të mundshme të politikave editoriale”,  kështu tregon raporti i katërt dhjetëditor i Agjencisë së Mediave Audio dhe Audiovizuele nga monitoringu i njoftimit për zgjedhjet lokale në periudhën prej 6 deri 15 shtator, njofton Portalb.mk.

Sipas raportit, kjo veçanërisht vërehet në mënyrën e trajtimit të temave për emigrantët si dhe për largimin e investitorëve të jashtëm nga Maqedonia.

Raporti vëren se shërbimi i parë programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë – RTM 1 gjatë informimit për partitë politike, gjatë gjithë kohës është fokusuar te partitë më të mëdha nga opozita dhe qeveria dhe pothuajse nuk ka informuar aspak për partitë tjera dhe për kandidatët e pavarur, të cilët gjithashtu përgatisin lista të kandidatëve dhe bëjnë aktivitete.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button