Kryeministri Zaev do të mbajë fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të mbajë fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork dhe do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterеsh.

Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme e 72-të të KB-së, e cila këtë javë mbahet në Nju-Jork.

Debati i parë i Asamblesë së Përgjithshme u hap të martën, ku fjalim për herë të parë në KB mbajti presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Në fjalimin e tij Tramp mes tjerash tha se po bëhen reforma strukturore në KB me uljen e burokratikë dhe kuadrit të punësuara.

Gjatë ditëve të fundit Zaev mori pjesë në më shumë ngjarje dhe kishte një sërë takimesh të rëndësishme me liderë nga Bashkimi Evropian, por edhe me liderë të vende tjera, ndërsa të hënën ai realizoi takim të shkurtër edhe me Trampin.

Mes ngjarjeve tjera, Zaev sot do të takohet edhe me Gutereshin ndërsa pardje realizoi takime pune me eurokomisarin Johanes Han dhe me Federika Mogrenin, përfaqësues e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së.  Ata pastaj realizuan darkë të përbashkët me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zaev dje u takua me kryeministrin belg Çarls Mishel, ndërsa sot gjithashtu do të mbajë fjalim në Universitetin e Kolumbisë në Nju-Jork në suaza të panel diskutimit “Fillim i ri i Ballkanit: Kthimi i demokracisë dhe ripërtëritje e mjedisit jetësor në përputhje me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm”.  Ngjarja është e organizuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Universitetin e Kolumbisë.

Në suaza të AP të KB-së kishte një sërë takimesh të rëndësishme të personave të lartë zyrtar. U mbajt edhe takim i paralajmëruar mes ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit Reks Tilerson.

Në këtë takim është diskutuar për rregullimin e konfliktit të armatosur në Siri dhe respektimin e marrëveshjes së Minskut për ndërprerjen e zjarrit në Ukrainën Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button