Gjeneralët nga SHBA-ja dhe Rusia takohen për herë të parë ballë për ballë

Gjeneralët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar për herë të parë, ballë për ballë, në përpjekje për t’iu shmangur përleshjeve, derisa të dyja palët po luftojnë të rimarrin territorin e Shtetit Islamik, në Siri, ka njoftuar Pentagoni.

Zëdhënësi i koalicionit të mbështetur nga SHBA-ja në Bagdad, Koloneli Ryan Dillon, ka thënë në një takim informues të Pentagonit se “ Ata kanë diskutuar ballë për ballë, me gjeneralët rus me harta dhe grafika para vetes”, tha Dillon.

SHBA-ja dhe Rusia janë koordinuar përmes telefonave, në mënyrë që t’iu shmangen sulmeve të njëra tjetrës, tha Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Ai u shpreh se nuk eshtë i brengosur, “Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Rusinë. Do e zgjidhim këtë problem”, tha Mattis.

Pentagoni njoftoi për këtë takim, pasi që Rusia, kishte kërcënuar SHBA-në se do të hakmerrej nëse focat ushtarake qeveritare në Rusi sulmohen nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button