Monitorim i AASHAM: Pjesa më e madhe e mediave i respektojnë standardet profesionale

Raporti i Agjencisë për audio dhe shërbime audiovizuale mediale (AASHAM) nga monitorimi i raportimit medial, për periudhën nga data 6 deri më 15 të këtij muaji, treguan se pjesa më e madhe e televizioneve dhe radiove i respektojnë standardet profesionale, disa duke ndërmarrë pozicion kritik ndaj pushtetit. Megjithatë, kumtoi sot AASHAM, tek disa servise programore vërehet lëshim.

“Konstatimi i përgjithshëm është se krahas informacioneve të rregullta të çdoditshme, mediat e përpunojnë temën për “zgjedhjet lokale” gjithnjë e më shumë duhet zbatuar qasje analitike, sepse është periudhë e kandidaturave zyrtare partiake për kryetarë të komunave, u përmbyll verifikimi në Listën e vetme zgjedhore, ndërsa afrohet edhe procesi për fillimin e fushatës zgjedhore”, qëndron në kumtesë.

Sipas AASHAM, në periudhën e përfshirë me monitorim, Servisi i parë programues i RTVM-së – MRT1, gjatë informimit për partitë politike, tërësisht ka qenë i fokusuar në dy partitë më të mëdha politike – nga opozita dhe pushteti dhe pothuajse nuk ka informuar fare për partitë tjera/kandidatët e pavarur, të cilët gjithashtu, përgatisin lista të kandidatëve dhe kanë pasur aktivitete të tjera. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button