Darci Lynne fituese e “America’s Got Talent” (VIDEO)

12 vjeçarja, Darci Lynne Farmer, është fituesja e edicionit më të fundit të talent shout ‘America’s Got Talent’.

Në natën finale të kësaj gare, dyshja e fundit e cila arriti t’i mbijetojë eliminimit nga 10 konkurrentët sa kishin mbetur, ishin Farmer dhe këngëtarja e re në moshë Angelica Hale, përcjell Koha.net. 

Kjo e fundit e zuri vendin e dytë si dhe morri lëvdata të shumta për zërin e mrekullueshëm.

Dy vajzat e reja, kishin arritur ta mposhtin një konkurrencë të fuqishme sivjet në këtë shou, dhe në natën finale nuk mundën ta fshehin emocionin e madh që i kishte kapluar, sidomos në momentin e shpalljes së emrit fitues.

Ndiqeni videon e momentit të shpalljes së, Darci Lynne Farmer, fituese e shout “America’s Got Talent”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button