fbpx

Fatiç: Shkupi meriton më shumë se sa të luftojë për mbijetesë

Skuadra e Shkupit pas gjashtë javësh të Kampionatit të Maqedonisë, si duket ka kapur ritmin e vërtet të lojës duke shënuar tri fitore të një pas njëshme edhe atë ndaj ekipeve që viteve të fundit kanë treguar futboll të mirë, Rabotniçkit, Sileksit dhe “Skopjes”.
Por sigurisht se ajo që ka gëzuar stafin dhe kryesinë e klubit, të gjithë përforcimet që kanë ardhur në klub janë përshtatur shpejt me ekipin dhe nga java në javë kanë treguar rritje të formës.

I fundit që ishte bashkuar në familjen e FC Shkupi është malazezi Ivan Fatiç, i cili dje kishte debutimin e tij të parë zyrtar në fanellën e Shkupit.
Fatiç ka folur për përshtypjet e tija të para pas debutimit të djeshëm, duke u shprehur se është i kënaqur me suksesin e klubit dhe paraqitjen e tij pas gjashtë muajve pauzë.

“Para se gjithash ndjehem mirë për ekipin që po fiton dhe po shënon rezultate të mira. Sigurisht se ndjehem mirë edhe për veten, pasi që dje kam luajtur ndeshjen e parë pas plot gjashtë muajve. Sa i përket klubit, mundë të them se kam ardhur në një familje që më ka pranuar maksimalisht mirë dhe ashtu siç duhet” ka thënë Fatiç.

Në pyetjen se sa e kishte vështirë adaptimin në formacion dhe ndihmën nga stafi i ekipit, Fatiç ka thënë se tani më aj Shkupin e ndjen si shtëpi të tij.
“Sa i përket asaj se si u ndjeva unë në ndeshjen e djeshme debutuese, mundë të jem i kënaqur, sepse çdo fillim është i vështirë, por ashtu sikurse ecte loja ndjehesha mirë e më mirë. Me rëndësi është të vazhdojmë me rezultate të mira dhe të besojmë në sukses. Do të doja të shtoj edhe atë që dua nga zemra të falënderoj të gjithë njerëzit në klub dhe tifozët, trajneri për pritjen tepër korrekte dhe maksimumin që ka dhënë për të më përgatitur sa më shpejtë për ndeshje. Rol të madh këtu ka luajtur edhe kapiteni Suat Zendeli, por nuk mund edhe të mos e përmend Omer Bunjakun të cilin tani e dua si vëlla timin. Me një fjalë dua të them se ndjehem si në shtëpi. Shpresoj që vetëm të kemi shëndet dhe mendoj se ky klub meriton më shumë se sa të luftojë për mbijetesë”, ka përfunduar malazezi i Shkupit Ivan Fatiç.

Të përkujtojmë se skuadra e Shkupit ka vazhduar punën për ndeshjen e radhës, e cila dot luhet të dielën (24.09.2017), në Tetovë kundër skuadrës së Renovës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close