Khamenei: Komentet e Trumpit janë të pavlera

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, janë “të pavlera, të shëmtuara dhe joreale”, transmeton REL.

Në adresimin e tij të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka cilësuar Iranin si “diktaturë të korruptuar” dhe “regjim vrasës”.

Trump po ashtu ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin – e arritur në vitin 2015 midis Republikës Islamike dhe gjashtë fuqive botërore – është “e turpshme” për SHBA-në dhe ka lënë të kuptohet se vendi i tij mund të tërhiqet.

“Komentet e tilla nuk vijnë nga fuqia, por nga zemërimi, dëshpërimi dhe pikëpamjet e dobëta”, tha Khamenei.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button