Thaçi: Në pushtet vazhdon të shfrytëzohet dhe keqpërdoret administrata shtetërore

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Dame Audrey Glover.

Temë e bisedës, siç thuhet në njoftimin e PDSH-së, ishte situata politike në vend si dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 15 Tetor.

“Në takim, kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, duke theksuar se zgjedhjet e 15 tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e këtyre standardeve, ku përgjegjësinë kryesore e mbajnë partitë në pushtet. Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se akoma nuk ka ndarje të vërtetë të shtetit nga partia dhe se partitë në pushtet vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe keqpërdorin administratën dhe resurset shtetërore, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme. Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet lokale të 15 Tetorit duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në njoftimin e PDSH-së drejtuar mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button