Plaçkitje në një dyqan në Shkup

Tre persona të maskuar me kërcënim me armë mbrëmë kanë marrë 30.000 denarë nga një dyqan i “Stokomak”- ut në rr. “Jani Lukrovski” në Shkup.

Në SPB-Shkup është denoncuar se tre persona të panjohur me maskë me forcë i kanë hapur grilat dhe kanë hyrë në dyqan, ku kanë qenë të punësuarit të cilët e kanë numëruar qarkullimin ditor.Autorët me kërcënim me armë zjarri u kanë marrë rreth 30.000 denarë, pas çka e kanë braktisur vendin.

Është kryer ekspertizë nga SPB-Shkup dhe ndërmerren masa për zbulimin e personave si dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button