Milloshovski: Ligji për gjuhë nuk do t’ju sjellë asnjë doni shqiptarëve, por do t’ju shërbejë funksionarëve të BDI-së

Antonio Milloshovski i VMRO-DPMNE-së në seancën e sotme parlamentare deklaroi se ligji për gjuhë nuk do t’ju sjellë asnjë doni shqiptarëve, por do t’ju shërbejë funksionarëve të BDI-së që ta fshehin faktin se nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët, por për vete, njofton Portalb.mk.

Siç akuzoi Milloshovski, ky ligj i duhet kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevjzat Bejta, i cili, sipas Milloshovskit, ka ndërtuar dy qendra tregtare në Gostivar si dhe ka ndërtuar rrugë pa tender të shpallur.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi reagoi në fjalimin e tij dhe i tha se e ka keqpërdorur foltoren e Kuvendit duke sjellë të pa vërteta dhe gjëra të pa verifikuara.

Gjithashtu për këtë fjalim ka reaguar më pas Artan Grubi.

“VMRO-DPMNE e kundërshton të njëjtin ligj që e pranoi. Këtë e bën sepse BDI-ja vendosi që ta çojë në opozitë”, tha Grubi, duke shtuar se VMRO-DPMNE tani është në koalicion me Lëvizjen BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button