Han Zaevit: Vazhdoni të punoni në mënyrë demokratike me reformat e filluara

Në takimin njëorësh që e pati kryeministri, Zoran Zaev me eurokomisionarin për Zgjerim, Johanes Han,  i tha se pret hap në integrimet evropiane, njofton Portalb.mk.

Zaev theksoi se në të drejtë shpreson që në vjeshtë të hiqet kushti i rekomandimeve dhe pastaj të caktohet datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Paralelisht konsiderojmë se i plotësojmë kushtet e nevojshme dhe për integrimin në NATO”, i porositi Zaevi Hanit.

Han nga ana e tij i ka vlerësuar iniciativat e Qeverisë së Maqedonisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal si të dobishme në procesin e euro-integrimeve të të gjithë Ballkanit Perëndimor në integrimet euroatlantike.

“Vazhdoni të punoni në mënyrë demokratike me reformat e filluara. Ajo që do ta arrini është e rëndësishme për perspektivat e vendit tuaj dhe për gjithë rajonin”, porositi Han, kumtojë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button