fbpx

Odat veterinare të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Bullgarisë do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

Odat veterinare të Republikës së Maqedonisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë sot në Ohër do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.

Qëllimi është zhvillim i vazhdueshëm i profesionit veterinar, ngritjen e dinjitetit të saj, shëndeti i kafshëve dhe i njerëzve, si dhe kujdesi për mirëqenien e kafshëve.

Siç kumtoi Oda e Veterinerëve të RM-së e cila është edhe nikoqire e ngjarjes, me implementimin e këtyre aktiviteteve odat tregojnë vullnet për bashkëpunim në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral, rajonal, evropian dhe global, si dhe në çështjet për sigurimin e informacioneve të rëndësishme për arritje të qëllimeve të përbashkëta, lidhur me profesionin veterinar, etikën dhe shkencën.

Në ngjarje do të marrin pjesë delegacione të udhëhequra nga kryetarët e odave veterinare të cilët do ta nënshkruajnë marrëveshjen, përfaqësues të odave veterinare nga Hungaria, Shqipëria dhe Republika Sërbska, ambasadorë si dhe përfaqësues të shkencës dhe institucioneve shtetërore nga Maqedonia: zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Vlaste Dimokoviq, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov, drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural Nikolçe Babovski dhe dekani i Fakultetit të Veterinarisë në Manastir, Zhivko Gacovski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close