Nuk ndalen Shkupi e Shkëndija, Renova u ndëshkua nga Vardari

Fitore me shumë rëndësi kanë shënuar dy ekipet shqiptare të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, Shkëndija dhe Shkupi, ndërsa Renova nuk arriti ti bëjë ballë Vardarit.

Kuqezinjtë shënuan edhe një fitore tjetër të thellë, duke e mundur kësaj radhe Sileksin në Tetovë me rezultatin 5:0. Goleadën e filloi Emini në minutën e 13-të, i cili shënoi edhe dy herë tjera, ndërsa mbylli Besart Ibraimi, një gol tjetër ishte vepër e kapitenit Ferhan Hasani. Shkëndija vazhdon të kryesojë tabelën e vetmuar me 16 pikë.

Shkupi ka shënuar fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe viktimë ishte “Skopje”. Edhe në këtë ndeshje autor i tri pikëve për Shkupin ishte Stojkoski, i cili po dëshmohet si përforcim i madh të bardhekaltërit. Me këtë fitore Shkupi është ngjitur në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Vardarin.

Renova edhe një herë është treguar se nuk po e deshti fati. Edhe pse ishin në disavantazh të përzgjedhurit e Vllatko Kostovit barazuan në minutën e 40-të, por vetëm shtatë minuta para fundit Felipe i shuajti shpresat e Renovës për së paku një pikë.
Në ndeshjet tjera Rabotniçki më në fund ka marrë fitoren e parë të sezonit, duke e mundur në Prilep Pobedën 4:2, ndërsa Akademiaj Pandev ka fituar ndaj Pelisterit me 2:0. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button