Shekerinska dhe Arifi përurojnë urën e re në fshatin Poroj të Tetovës

Me kalim simbolik të një traktori sot u përurua ura e re në fshatin Poroj të Tetovës, të cilën e ka ndërtuar batalioni inxhinierik i ARM-së.

Ura e drurit është e ndërtuar në bazë betoni dhe është e gjatë 10,5 metra, e gjerë 5 metra dhe e lartë 4,5 metra. Mban ngarkesë prej katër tonëve, ndërsa ndërtimi i saj ka zgjatur 12 ditë, transmeton MIA.

Në ngjarje kanë marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendësministri Bekim Maksuti dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Ministrja Shekerinska theksoi se Armata edhe një herë tregoi se mund të zgjidh problem serioz në vendbanime.

“Kjo është hera e dytë që ndërtohet një urë, pasi që e para është marrë nga vërshimet në qershor dhe tani vetëm për 12 ditë me punë ekipore, përvojë dhe me dëshirë që të ndihmohet në vepër, u tregua partneriteti që Armata e ka me qytetarët”, theksoi Shekerinska.

тетово мост

Kryetarja e Tetovës theksoi se si komunë kanë siguruar të gjitha materialet ndërtimore ndërsa Armata e RM-së më fuqi punëtore bëri ndërtimin e urës.

“Një bashkëpunim i shkëlqyeshëm me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska dhe zëvendësmministrin Bekim Maksuti. Së bashku përuruam urën e re në fshatin Poroj e cila ishte shkatëruar në tërësi nga vërshimet që kapluan këtë vendbanim. Ne si komunë siguruam të gjitha materialet ndërtimore ndërsa armata e RM-së më fuqi punëtore bëri ndërtimin e urës. Ky investim ishte mjaftë i nevojshëm për shkak se bllokonte qarkullimin e banorëve dhe makinave në një pikë e cila lidhte fshatin. Për vitin 2018 së bashku me UNDP është projektuar ndërtimi i digave, më çka do të bëhej një preventive serioze nga fatkeqësitë natyrore. Falënderoj Bashkësinë lokale të f.Poroj, banorët, armatën dhe të gjitha ata që u angazhuan për këtë projekt mjaftë të rëndësishëm”, theksoi Arifi.

Kryetari i bashkësisë lokale nga Poroji, Sulejman Ramadani shprehu falënderim për ndërtimin e urës, por kërkoi që intervenimet e premtuara të kryhet sa më shpejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button