Pas Bilall Kasamit, Nexhbedin Karemani deputet i Besës

Në kuadër të seancës së 17-të të Kuvendit të RM-së, deputetët pasdite e kanë verifikuar mandatin e deputetit nga Lëvizja BESA, Nexhbedin Karemani, i cili vjen në vendin e Bilall Kasamit.

Kuvendi me shumicë e emëroi edhe Anita Angellovska-Bezhoskën për zëvendësguvernatore të Bankës Popullore të RM-së, e cila vjen me propozim të guvernatorit, Dimitar Bogov, transmeton MIA.

Angellovska-Bozhovska nga viti 2004 deri në vitin 2006, ka punuar në FMN në Uashington, në sektoret për Evropë dhe për politikat fiskale, ku ka marrë pjesë në numër më të madh të misioneve të FMN-së në vendet-anëtare. Deri në vitin 2010 ka punuar në vendin e ekonomistes kryesore në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë, kur me propozim të guvernatorit të atëhershëm u emërua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vendin “zëvendësguvernatore”. Nga viti 2006 e këtej siguron ndihmë teknike si eksperte e ekipeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për shumë vende të Evropës.

Në seancë me 98 vota “pro” dhe asnjë “kundër” deputetët e votuan Ermira Asani-Salija, për anëtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila është propozim i BESË-s.

Paraprakisht deputeti Afrim Gashi u falënderua për qasjen konstruktive të deputetëve, të cilët kanë arritur marrëveshje që të votojnë për propozimin e BESË-s për anëtare të KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button