Qeveria e miratoi Projekt-ligjin për amnisti, do të sillet në procedurë të rrgullt

Me ligjin e propozuar për amnisti që Qeveria e miratoi në seancën e djeshme, personat e gjykuar të cilëve u është shqiptuar dënim me burg deri në gjashtë muaj, në mënyrë të plotë do të lirohen nga vuajtja e dënimit. Të gjithë personat e tjerë për të cilët propozohet amnistia, lirohen nga vuajtja e 30 për qind të dënimit të plotë të shqiptuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji ka sqaruar se me tekstin e propozuar të ligjit nuk parashihet amnisti për persona të gjykuar me burg të përjetshëm, si dhe për autorë të veprës penale vrasje të kryer në mënyrë mizore, vrasje gjatë zbatimit të dhunës në familje, vrasje ma paramendim me çka vihet në rrezik jeta e edhe një personi tjetër, vrasje nga lakmia, për shkak të kryerjes ose mbulimit të një vepre tjetër penale, nga hakmarrja e pamëshirshme ose motive të tjera të ulëta.

Nuk parashihet amnisti edhe për vrasje me porosi, vrasjen e femrave për të cilat dihet se është shtatzënë ose personave minoren dhe vrasjen e gjykatësve, prokurorëve publik ose avokatëve, gjatë kryerjes së funksionit të tij, gjegjësisht veprimtarisë ose personit zyrtar apo ushtarak gjatë zbatimit të punëve të sigurisë publike apo shtetërore ose të detyrës ruajtjen e rendit publik, kapjen e autorit të veprës penale ose ruajtjen e personit të privuar nga liria. Ky nen i Kodit penal, siç ka sqaruar Saliji, ka të bëjë edhe me persona të dënuar me dënim me burg me të paktën dhjetë vjet ose me burg të përjetshëm për vrasje me paramendim të dy ose më shumë personave, për të cilët paraprakisht nuk janë gjykuar.

Amnisti nuk është paraparë as për autorët e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal, për vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, për vepra penale kundër shtetit, për vepra penale organizim kriminel, si dhe për veprat penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.

Sipas ligjit të propozuar, lirimi nga zbatimi i dënimit, gjegjësisht amnistia, do t’i përfshijë personat e gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm me dënim me burg për vepra penale të cilat i përfshin Kodi penal ose ligje të tjera, të cilat deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë duke e vuajtur dënimin me burg, duke i përfshirë edhe personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar vuajtjen e dënimit me burg në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button