Dimitrov në Nju-Jork u takua me kolegun e tij të Meksikës, Kanadasë, Ukrainës dhe Indonezisë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në margjinat e Debatit të përgjithshëm të sesionit të 72-të të Asamblesë Parlamentare të KB-së në Nju-Jork ka pasur takime të ndara dypalëshe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Meksikës Karlos de Gonzales Ikaza, me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë Kristia Friland, me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Pavlo Klimkin dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Indonezisë Retno Marsudi.

Siç bëri të ditur MPJ, Dimitrov me bashkëbiseduesin e Meksikës ka këmbyer mendime rreth ngjarjeve më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare aktuale dhe gjendjen në rajonin amerikan dhe evropian. Është biseduar edhe për bashkëpunim dypalësh ndërmjet  dy vendeve, për të cilën është konstatuar se ekziston hapësirë për zhvillim të mëtejshëm, mes të tjerash edhe në fushën e liberalizimit të vizave, ndërsa njëherit është dërguar ftesë deri te shefi i diplomacisë së Maqedonisë për vizitë në Meksikë.

Димитров и Кристија Фриланд

Në takimin me homologun nga Kanadaja është biseduar për faqen e re në politikën e brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë pas krizës së rëndë politike në vend. Nga ana e saj është shfaqur interes edhe për gjendjen në rajon, si dhe për qasjen e re pozitive të Maqedonisë në marrëdhëniet me fqinjët. Ministrja Friland ka shfaqur mirëkuptim dhe mbështetje të plotë për aspiratat ndërkombëtare të vendit dhe ambiciet e saj për inkuadrim sa më të shpejtë drejt klubit të NATO-s, ku Kanadaja ka jashtëzakonisht rol aktiv, ndërsa njëkohësisht është shfaqur interes për mbështetjen e aspiratave dhe zhvillimit demokratik.

Димитров и Павло Климки

Me ministrin e Ukrainës, Dimitrov ka biseduar për gjendjen në rajon, avancimin e bashkëpunimit dypalësh, para së gjithash në planin ekonomik, si dhe përmes rregullimit të mëtejshëm të gjendjes së dakorduar, me ç’rast është dërguar ftesë deri te ministri Dimitrov për vizitë në Ukrainë.

Димитров Ретно Марсуди

Në takimin me gruan e parë ministre e Punëve të Jashtme Retno Marsudi, pasi bashkërisht është konfirmuar se nuk ka çështje të hapura apo kontestuese mes dy vendeve, ministrat janë dakorduar se ka nevojë për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, përmes vizitës në nivel ministror nga ana e ministrit Dimitrov dhe nënshkrim të të më shumë marrëveshjeve dypalëshe.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka realizuar edhe shumë bisedime me përfaqësues të lartë ndërkombëtar, mes të cilëve edh me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Federika Mogerini, komisarin për politikë fqinjësore evropiane dhe zgjerim Johanes Han dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Australisë Xhuli Bishol.

Dimitrov ka marrë pjesë edhe në disa ngjarje në nivel të lartë në suaza të OKB-së, mes të cilave edhe në panel diskutim me temë “Refugjatët dhe emigrantët: ide dhe praktika më të mira ndërmjet bashkëpunimit për zhvillim dhe nevoja për siguri”, ku nikoqir ka qenë Anxhelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme të Italisë.

Siç kumtoi MPJ, Dimitrov e ka shoqëruar kryeministrin Zaev në Samitin për marrëveshje globale për mjedis të jetesës në organizim të presidentit të Francës Emanuel Makron, si dhe në panel sesionin e organizuar nga nisma Partneritet i Hapur Qeveritar, ku fjalim ka mbajtur kryeministri Zaev.

Ministri Dimitrov ka marrë pjesë edhe në pritjen në organizim të kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button