Letër ngushëllimi nga presidenti Ivanov me rastin e tërmetit në Meksikë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës Enrike Penja Nieto me rastin e tërmetit katastrofal në pjesën qendrore të Meksikës.

“Me keqardhje të madhe e mora lajmin për tërmetin katastrofal dhe thellësisht ndjej keqardhje për jetët e humbura, për  vuajtjet e njerëzve dhe dëmet e mëdha nga kjo katastrofë. Nuk ka fjalë përkatëse të cilat do ta pakësonin dhembjen Tuaj dhe të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, por më lejoni në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal T’ju shpreh ngushëllim të sinqertë”, thotë presidenti Ivanov.

Jam i sigurt, zoti president, shton Ivanov në letrën e ngushëllimit deri te kolegu i tij meksikan, se me lidershipin tuaj, Shtetet e Bashkuara të Meksikës shpejt do t’i tejkalojnë pasojat nga kjo katastrofë natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button