Spasovski: Qeveria do të nisë hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë

Rasti për ngjarjet në Kumanovë tashmë po merr zgjidhje gjyqësore, ndërsa Qeveria do të marrë për obligim të zbatojë hetim ndërkombëtar shtesë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në kazermën në Gjorçe Petrov në ndarjen e donacionit sllovak.

Në pyetjen nëse ka njohuri se pjesëtarë të MPB-së, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjet në Kumanovë në maj të vitit 2015 janë shpërblyer në mënyrë të  veçantë dhe a kanë qenë të shpërblyer edhe të punësuar në MPB të cilët nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt, Spasovski theksoi se nuk ka njohuri për këtë se kush ka marrë pjesë dhe kush është shpërblyer apo nuk ka marrë pjesë, por përmendi se bëhet fjalë për informacion të klasifikuar.

Lidhur me anketën e paradokohshme të Pointpuls për rejtingun e ulur të policisë, Spasovski theksoi se shumë ngjarje gjatë 11 viteve të kaluara kanë kontribuar në besimin dhe tregojnë se këto institucione kanë qenë të keqpërdorura.

“Për shkak të kësaj po zbatohen reforma serioze, të cilat në përgjithësi janë përmbajtura në strategjinë me qëllim që ky institucion të afrohet deri te qytetarët, të bëhet servis i qytetarëve dhe të kthehet besimi në të. Ky nuk është proces i lehtë, as nuk do të jetë, por edhe unë edhe Ministria jemi të vendosur ta zbatojmë”, theksoi Spasovski.

Lidhur me shkarkimin e Toni Jakimovskit, i akuzuari i dytë në rastin “Forttesa” të Prokurorisë Speciale Publike nga funksioni drejtor i përgjithshëm i SELEK-ut – rrjet rajonal për luftë kundër krimit me seli në Bukuresht, Spasovski tha se MPB ka ngritur nismë në këtë rrjet dhe ajo është pranuar.

Ai shtoi se për të gjitha procedurat e mëtejme do të bisedohet në suaza të SELEK-ut.

Lidhur me vërejtjet e Rajhnhar Pribe për punën e policisë, Spasovski theksoi se raporti i Pribesë është real dhe se reformat janë në vijim.

Është zbatuar projekti për analizë të gjendjes të shërbimeve të sigurisë për ndjekjen e komunikimeve, është përcaktuar modeli, është diskutuar në Kuvend, është formuar grupi i punës ndërdikasterial. 

“Procesi i reformave ka filluar dhe do të zgjasë. Deri në fund të vitit patjetër të kemi zgjidhje të reja ligjore lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha Spasovski dhe shtoi se për momentin njëri ndër prioritetet është formimi i qendrës koordinuese kombëtare për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili duhet të funksionojë deri në fund të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button