Pamje nga Meksika: e gjithë ndërtesa “shkundet” nga tërmeti, më pas shembet e tëra (VIDEO)

Rreth 248 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e dy tërmeteve të cilët kanë goditur Meksikën brenda javësh.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra ndërtesa janë shembur, kryesisht në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitutës rreth 7,1 të shkallës së Rihterit.

Vetëm në një shkollë të shkatërruar kanë gjetur vdekjen 20 nxënës, me rreth 30 të tjerë ende që konsiderohen të zhdukur.
Ndërkohë në mediat sociale janë publikuar disa pamje të cilat lirisht mund të thuhet se ngjajnë me pamje apokaliptike.

Dhe në njërën nga to shihet se si një ndërtesë shembet nga lëkundjet e forta – e gjithë ndërtesa e banimit lëkundet dhe më pas shembet e tëra.
Të tilla fatkeqësi natyrore nuk janë të pazakonta në Meksikë. Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur edhe në fillim të këtij muaji duke shkaktuar shumë dëme dhe duke u marrë jetën dhjetëra personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button