fbpx

Komisioni për Аntikorrupsion e hedh poshtë ankesën e Bedredin Ibrahimit

Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) konsideron se është e pabazë ankesa e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja kundër Kuvendit të RM-së, sipas të cilit me shpalljen publike për anëtar të ri të KSHZ-së është shkelur neni 8-a nga Kodi Zgjedhor.

Në seancë publike sot anëtarët e Komisionit për antikorrupsion njëzëri vendosën që ankesa të refuzohet sepse nuk ka shkelje të Kodit Zgjedhor. Vlerësuan se kërkesa e dorëzuar për mendim nga ana e Ibraimit deri te KSHPK-ja është tepër herët për shkak se ende është paraqitur shkelje e nenit 8-a dhe konkluduan se Komisioni për antikorrupsion nuk ka shpresë që të japë interpretim të dispozitave ligjore dhe harmonizim të ndërsjellë të tyre.

Raportuesi për këtë lëndë, anëtari i KSHPK-së Goran Milenkov, tha se ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor parashikojnë harmonizim të përbërjes personale të KSHZ-së në pajtueshmëri me nenin 27 paragrafi 5 nga Kodi Zgjedhor i cili thotë se nga kandidatët e propozim-listës për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tre anëtarë propozojnë partitë politike në opozitë, edhe atë – partia politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvend propozon dy anëtarë, ndërsa partia politike në opozitë e dyta me numër më të madh të deputetëve propozon një anëtar në KSHZ. Partitë në pushtet propozojnë tre anëtarë të KSHZ-së – dy nga partia me numër më të madh të deputetëve, ndërsa një propozon partia e dytë me numër më të madh të deputetëve në Kuvend. Tre anëtarë në KSHZ, madje, zgjidhen me propozim të përbashkët nga partitë në pushtet dhe opozita nga radhët e kandidatëve të paraqitur.

“Këtu bëhet fjalë për një të drejtë racionale të partive politike që ta përcaktojnë përbërjen personale të anëtarëve të KSHZ-së i cili është shprehur përmes dispozitave të Kodit Zgjedhor. Edhe këtu nuk ka kurrfarë shkelje nga ana e Kuvendit. Ekzistojnë ndryshime dhe plotësime me të cilët kjo është rregulluar dhe tani për tani askund nuk hasëm në ndonjë të dhënë se dorëzuesi është shkarkuar ose se i është shkurtuar ndonjë e drejtë e tij ose, madje, se bëhet fjalë për shkelje të nenit 8-a. Është e kontestuese se është miratuar shpallje nga Kuvendi, është e pakontestueshme se ekzistojnë ndryshime dhe plotësime, kështu që konsideroj se ankesa e Bedredin Ibraimit duhet të refuzohet si e pabazë”, tha Milenkov në elaborimin për vendimin.

Në rend dite të seancës së KSHPK-së ishin edhe tre ankesa, nga të cilët njëra nuk u shqyrtua sepse është tërhequr nga vetë dorëzuesi (Nenad Gjorgoski nga Struga kundër sh.a. ELEM Shkup). Për dy ankesa, të cilat janë dorëzuar lidhur me nenin 8-a nga Kodi Zgjedhor, anëtarët e KSHPK-së vendosën se ka dyshime për shkelje të bërë dhe konkluduan që për këto ankesa të vazhdojë procedura – “Kirill Ançevski nga Shkupi kundër SHPPP të Qeverisë së RM-së” dhe “Personi juridik IR grup konstrakt nga Tetova kundër Komunës së Bërvenicës”

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close