Erdogan: Turqia planifikon të vendosë sanksione kundër Kurdistanit irakian

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do ta shqyrtojë çështjen për vendosje të sanksioneve kundër Kurdistanit Irakian për shkak të referendumit të planifikuar për pavarësi.

Ankaraja e kundërshton fuqishëm mbajtjen e referendumit për pavarësi në Kurdistanin Irakian.

Ushtria turke sistemoi teknikë shtesë ushtarake dhe ushtarë përgjatë kufirit me Irakun për shkak të kërcënimit të sigurisë.

Erdogani, i cili po qëndron në Nju-Jork për shkak të pjesëmarrjes në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, mbrëmë deklaroi se referendumi për pavarësi të kurdëve në Irakun Verior, që është planifikuar për më 25 shtator, mund të çojë drejt konflikteve të reja në Lindjen e Afërt.

Ai theksoi se Këshilli për siguri nacionale i Turqisë dhe kabineti i tij të premten do ta shqyrtojnë vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Irakut Verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button