Këshilla të dobishme për buzë të trasha pa ndërhyrje

Të rralla janë femrat që kanë buzë të plota natyrale, pa pasur nevojë për ndonjë korrigjim.

Shumë prej nesh shmangim metodat ekstreme, mbushësit, silikonin, hieluronin, por për ato femra që nuk i dëshirojnë këto ndryshime radikale në fytyrat e tyre ekzistojnë këshilla të lehta, të cilat duhet t’i dimë.

Jua sjellim disa këshilla të dobishme për kujdes ndaj buzëve dhe për t’i bërë ato më të plota.

Pilingu i buzëve
Të gjitha qelizat e vdekura në sipërfaqe të buzëve, plasaritjet dhe pabarazitë bëjnë që buzët të duken të thara dhe jo të përshtatshme për grim. Nëse e vëreni këtë në buzët tuaja, përdoreni një brushë të dhëmbëve për t’u bërë piling buzëve dhe për t’i mënjanuar të gjitha pjesët e padëshiruara. Buzët tuaja do të duken të hidratuara, të shëndetshme, do të kenë ngjyrë natyrale, sepse brusha e nxit qarkullimin, dhe ato do të jenë të gatshme për aplikim të ngjyrës për buzë.

Përdoreni lapsin me ngjyrë të lëkurës
Kjo këshillë vjen nga artistët profesionalë të grimit. Në fillim, i kornizoni buzët, e më pas i ngjyrosni me laps të ndritshëm me nuancë të ngjyrë së lëkurës. Me këtë do të mund t’i formësoni buzët siç dëshironi dhe t’i rrisni pak, dhe do t’i përgatitni ato sikur të ishin pëlhurë për pikturim. E tërë sipërfaqja do të jetë me ngjyrë të njëtrajtshme, ngjyra për buzë do të jetë më e qëndrueshme dhe më intensive.

Preparatet me mentë
Përdorni balsam dhe preparate të tjera me mentë. Kjo bimë si përbërës aktiv në mënyrë natyrale e nxit qarkullimin e gjakut, dhe me këtë e rrit vëllimin e buzëve.

Konturat dhe hijet
Konturimi i buzëve me bronzues të errët ose me pudër neutrale kontribuon në plotësinë e buzëve. Aplikojeni bronzuesin përgjatë skajit të buzës së poshtme në qendër dhe do ta vëreni dallimin.

Vizatojeni linjën nga ana e jashtme
Nëse dëshironi buzë më të plota, atëherë aplikojeni lapsin nga ana e jashtme e buzëve. Këto dy milimetra shtesë, do të bëjnë ndryshim të dukshëm.

Mos përdorni nuanca tepër të errëta
Nëse dëshironi që dukeni joshëse, me buzë më të plota, mos përdorni nuancat më të errëta për buzë. Një gjë e tillë në aspektin vizual i “rrafshon” buzët, nëse nuk janë të plota dhe të mëdha.

Theksuesi
Klara Bow ndoshta nuk është bërë e famshme për filmat pa zë, në të cilët ka luajtur, por është bërë e njohur për buzët e saj të përkryera. Ajo e ka përdorur theksuesin ose korrektuesin në mes të buzës së epërme, saktësisht në thellimin nën hundë dhe në këtë mënyrë kjo dukje magjike duket edhe më sensuale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button