Ambasada e SHBA dhuron pajisje për përforcim të sigurisë kufitare të Maqedonisë

Si pjesë e bashkëpunimit tonë afatgjatë me qeverinë e Maqedonisë në përforcimin e sigurisë kufitare dhe zbatimit të ligjit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të dhurojë pajisje për Ministrinë për punë të brendshme – Policia kufitare, për Ministrinë për financa – Drejtoria e doganave, dhe për Drejtorinë për siguri nga rrezatimi. Pajisjet me vlerë prej 207.000 dollarë amerikanë, përfshijnë pajisje për parandalim të krimit, kompjutorë, automjet për patrullim, dhe automjete për terren.

Programi për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS) dhe Programi ndërkombëtar për ndihmë në trajnim për hetime penale (ICITAP) pranë Ambasadës së SHBA do të dhurojë pajisje për përmirësim të kapacitetit të shërbimeve kufitare të Maqedonisë për të zbatuar kontroll profesional të kufinjve dhe operacioneve në vendkalimet kufitare. Pajisjet e dhuruara gjithashtu do të përmirësojnë aftësinë e këtyre tre agjensive për të kryer operacione parandaluese në kufi, për të luftuar krimin ndërkufitar dhe terrorizmin, për të detektuar rrezatim, dhe identifikim të armëve për shkatërrim në masë dhe materialeve përkatëse.

Ambasadori i SHBA Jess Baily do t’i bashkangjitet ministrit për punë të brendshme Oliver Spasovski dhe drejtorit gjeneral të Drejtorisë të doganave Gjoko Tanasoski në pranim-dorëzimin e pajisjeve, që do të bëhet diten e enjte, 21 shtator, ora 14:30 në vendkalimin kufitar Bllacë. Ftohen mediat të mbulojnë ngjarjen, ku do të ketë demonstrim dhe prezantim të një pjese të pajisjeve. Pas demonstrimit, ambasadori Baily dhe ministri Spasovski do të japin deklarata të shkurtra për mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button