Rikthehen tërmetet në Ohër

Tërmet në fuqi prej 2.7 shkallë të Riterit është ndjerë në rajonin e Ohrit, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup tërmeti është ndjerë në ora 8:49.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në lindje të Ohrit.

Përndryshe, qyteti i Ohrit gjatë stinës së verës disa herë ka pasur tërmete, vetëm ai 3 korrikut, në lartësi prej 5.1 ballësh ka shkaktuar dëm në vlerë prej 1 milion euro.

Ndryshe, nga 18 qershori deri në fund të muajit korrik në rajonin e Ohrit janë regjistruar më shumë se 1200 tërmete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button