Parku i lojërave në Shkup filloi të ndërtohet para zgjedhjeve dhe me shumë vonesë

Që kur erdhi në krye të komunës së Shkupit në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski shumë herë lajmëroi ndërtimin e Parkut të lojërave. Trajanovski këtë premtim e dha edhe në programin zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur u rizgjodh i pari i kryeqytetit. Në program thuhet se projekti do të realizohet me rrugë të partneritetit publiko-privat, në periudhën 2013-2015, megjithatë, në korniza të këtij afati, Qyteti i Shkupit nuk gjeti investues, gjegjësisht nuk filloi me realizimin e projektit të paralajmëruar. Siç publikuan mediumet kah fundi i vitit 2015, Qyteti vendosi që me mjetet e veta të ndërtojë parkun e lojërave në disa faza. Faza e parë filloi në pranverë të këtij viti (2017), ndërsa informatat nga komuna janë se i gjithë projekti duhet të kompletohet vitin e ardhshëm (viti 2018). Duke pasur parasysh se parku i ri për argëtim është në fazën e ndërtimit, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, ky premtim parazgjedhor i Trajanovskit merr notën “duke u realizuar”. 

Parku i ri për zbavitje ndërtohet në lokacionin e njëjtë të Parkut të lojërave, ndërsa në fillim të punëve ndërtuese, Trajanovski kumtoise “i njëjti do të jetë me sipërfaqe prej 25.000 metra katrorë dhe me ndërtimin nuk do të humbet prej sipërfaqes së gjelbër të Parkut të Qytetit”. Ai, poashtu, tha se parku do të ndërtohet në faza dhe se “ndërtimi i tij, prokurimi i rekuzitava dhe montimi i tyre do të arrij vlerën prej 400 milion denarë ose rreth 6,5 milion euro. Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i infrastrukturës dhe objekteve të nevojshme për funksionimin e parkut për rekreacion, siç janë hyrja dhe dalja, objekti për administratë, tualete dhe objekte të tjera shoqëruese, rregullim tokësor dhe hortikulturorë, për të cilët janë ndarë rreth 101 milion denarë”, shkruan “Vërtetëmatësi“.

 

Вака треба да изгледа новиот Луна -парк во Скопје Фото: Веб-страница на Град Скопје
Kështu duhet që të duket Parku i ri i lojërave në Shkup
Foto: Ueb-faja e qytetit të Shkupit

Trajanovski para disa ditëve (02.09.2017) kur vëzhgoi punët ndërtuese në parkun e ri, deklaroi:

Në fazë e parë do të vendosen rekuzitat: 1 adrenalinë, 2 gjysmë adrenalinë dhe 3 për fëmijë, si dhe tren në shina, ndërsa investimi është rreth 130 milion denarë. Pritet që këto rekuizita të arrijnë deri në fund të vitit, dhe të montohen në fillim të vitit të ardhshëm. Disa rekuizita tashmë janë në magazinat e donatorëve dhe pritet dokumentacioni i nevojshëm për montazhin e tyre dhe pasi që ky është parku i parë i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë me kësisoj rekuizitash, ne jemi duke u konsultuar me Ministrinë për Ekonomi dhe Inspektim që të marrin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për sigurinë dhe funksionimin e këtyre …

Sipas të dhënave nga Zyra e Prokurimit Publik, Qytetin e Shkupit në vitin 2016 arriti marrëveshje me kompaninë ndërtuese “Zhikoll” për ndërtimin e parkut të lojërave me vlerë rreth 101.500.000 denarë, në të njëjtën periudhë komuna ka arritur disa marrëveshje me kompanive “Ivama Trade” dhe “Boming Oliver” për prokurim, transport dhe montazh të pajisjeve për parkun e lojërave, me vlerë të përgjithshme rreth 130.000.000 euro, ose gjithsej, deri më tani ka arritur që të bëj marrëveshje për parkun me vlerë rreth katër milion euro.

Në Llogaridhënie për atë që ka punuar Trajanovski gjatë kohës së mandatit për kryetarë komune 2013-2017 (faqe 87),  thuhet që Parku i lojërave ndërtohet këto ditë dhe se së shpejti do të ndërtohet. 

Nga argumentimi i më sipërm mund të konstatohet se projektit është duke u realizuar, duke pasur parasysh se realizimi i tij vetëm se ka filluar. Me vërejte se është kaluar afati i dhënë në programin e Trajanovskit (2015), po ashtu, ka ndërruar mënyra dhe modeli i financimit – nga partneriteti publiko-privat me investim nga vet Qyteti i Shkupit. Njëkohësisht, duhet që të përmendet se përvoja e deritanishme e prolongimit të ndërtimit të Parkut të lojërave, ngre pyetjen se a do të kihet kujdes me afatin e ri të realizimit të këtij projekti (2018), veçanërisht, për shkak faktit se ai ka startuar në periudhën parazgjedhore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button