Gruevski: Ligji për gjuhën shqipe është jo-kushtetues (VIDEO)

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas 9 viteve mbrëmë ka qenë mysafir i një televizioni shqiptar, gjegjësisht Alsat M, njofton Portalb.mk.

Në intervistën e emisionit “200”, Gruevski theksoi se VMRO-DPMNE nuk është kundër shqiptarëve, megjithatë ligji për gjuhët i propozuar nga shumica parlamentare është jo-kushtetues.

“VMRO-DPMNE nuk ka kurrgjë kundër shfrytëzimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe shqiptarët. Në fakt ne në vitin 2008 kur ishim në pushtet, miratuam ligj për përdorimin e gjuhëve, por ajo që ne nuk pajtohemi është që të mos miratohet ligje që do të jetë jo-kushtetues dhe i cili më pas mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. Në fakt, nga ajo që mund ta shohim në këtë periudhë LSDM dhe Zoran Zaev shkojnë në atë kartë që përpara zgjedhjeve lokale të ofrojnë ligj për gjuhën shqipe me të cilën do të zmadhohen të drejtat, në mënyrë që do të jetë kundër kushtetues dhe me atë planifikojnë që pas zgjedhjeve lokale, pasi t’ua marrin votat shqiptarëve të njëjtin ligj ta korrigjojnë, pasi Gjykata Kushtetuese ta hedh poshtë. Kjo nuk është korrekte ndaj shqiptarëve”, theksoi Gruevski.

Ai gjithashtu tha se tani për tani faza e këtij ligji të propozuar nga shumica parlamentare është jo-kushtetues dhe se nëse faza e dytë është kushtetuese ne si parti do ta përkrahim këtë ligj për gjuhët.

Për të ndjekur intervistën shihni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button