Anketa e IRI-t: lajmet më të shikuara janë të TV “Sitel”, “Alsat” dhe “24”

Shumica  e qytetarëve të Maqedonisë informacionet për ngjarjet politike i marrin nëpërmjet televizionit kurse më së paku nëpërmjet radios. Sipas të njëjtëve edicionet qendrore të lajmeve ndiqen më shumë në televizionin “Sitel”, “Alsat”, “Telma”, “24” dhe “Kanal 5”. Kështu bëjnë të ditur të dhënat e anketës së Institutit Ndërkombëtar Republikan “IRI”, njofton Portalb.mk.

Sipas anketës, 29 përqind e qytetarëve kanë raportuar se lajmet politike i ndjekin në televizionin “Sitel”, 16% në “Alsat-m”, e treta me rend si më e shikuara është televizioni “24” me 13 përqind, pas saj vjen “Telma” me 12 %, me 11 përqind përfshihet “Kanal 5” kurse 9 përqind të qytetarëve e shikojnë Radio Televizionin e Maqedonisë (në gjuhën maqedonase) kurse 3% në gjuhën shqipe. Për 1 përqind shikohet televizioni “21”, “Shenja” dhe “Alfa”.

Televizionet si burim i informatave e kanë paraqitur 85 përqind e qytetarëve, ku 39% kanë theksuar se për ngjarjet politike në Maqedoni informohen nëpërmjet portaleve, 27 përqind nëpërmjet miqve, 6 % nga mediat e shtypura kurse 4 përqind nga radiot ose parti politike.

Në krahasim me rezultatet e nëntorit të vitit të kaluar, dukshëm ka rënie në ndjekjen e mediave të shtypura kurse rritje, për 7 përqind, ka ndjekja e portaleve si burim të informatave për ngjarje politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button