Doskocil: Në Ballkan po paraqiten marshruta të reja migruese

Në Ballkan po paraqiten marshruta të reja migruese, deklaroi ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskocil në intervistë për gazetën gjermane “Velt”.

“Sipas të dhënave tona, kohëve të fundit në Ballkan filluan të paraqiten marshruta të reja”, tha ai, duke cekur se kjo po ndodhë pasi që Hungaria dhe Maqedonia “dukshëm i prëforcuan masat për mbrojtje të kufijve të jashtëm të BE-së”.

Sipas tij, “shumë refugjatë po tentojnë të arrijnë në pjesën veriore të Evropës përmes Sllovakisë, duke e zgjedhur rrugën përmes Rumanisë apo Bullgarisë”.

Doskocil konsideron se është e domosdoshme të krijohen qendra në vendet afrikabe, siç janë Mali apo Nigeri, ku do të shqyrtohen kërkesat për azil për vendet evropiane. Qendrat e tilla do të mund të ruhen nga ushtria nga vendet-anëtare të BE-së në koordinim me KB-në.

Minsitri përkujtoi se pothuajse 20.000 migrantë të rinj kanë arritur në Austri këtë vit, prej të cilëve 12.000 janë paraqitur për azil. Sipas autoriteteve austriake, rreth 8.000 kërkues të azilit në Austri këtë vit arritën përmes Ballkanit”, theksoi Doskocil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button