Të paktën 60 viktima nga tërmeti në Meksikë (FOTO)

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga  tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballësh sipas Rihterit që e ka tronditur sot pjesën qendrore të Meksikës.

Tërmeti i sotëm e kishte epiqendrën 8 km në juglindje të Atencingos, në qytetin-shtet të Pueblës, me një thellësi prej 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan, ndërsa Agjencia Sizmiologjike e Meksikës përllogariti magnitudën fillestare në 6.8.

Guvernatori i shtetit fqinj federla Morales, Graço Ramirez deklaroi se vetëm në territorin e vendit të tij humbën jetën 42 persona. Pesë persona humbën jetën në kryeqytetin e Morales, Kuernavaka ku u rrëzuan disa shtëpi, ndërsa 12 në vendin Hihutia.

Gjithsej 12 viktima janë regjistruar edhe në rajonin e kryeqytetit meksikan Meksiko Siti, ku janë rënuar 27 ndërtesa

Lëkundja sizmike goditi vetëm pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në përgatitjet anembanë kombit për të shënuar përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi mijëra të vdekur në Meksiko Sity në vitin 1985.

Luis Felipe Puente, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Civilëve në Meksikë, shkroi fillimisht në rrjetin social “Twitter” për të thënë se ende nuk ka raportime për dëmet apo viktima në njerëz.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8.1 goditi Meksikën, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 98 personave.

Мексико земјотрес

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button