fbpx

Hanstman: Moska është përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Xhon Hanstman, i nominuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp për ambasador në Moskë, është i bindur se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.

“Nuk ka dyshim, theksoj, Moska është përzier në zgjedhjet”, deklaroi ish guvernatori i Jutës gjatë dëgjimit në Komitetin për Punë të Jashtme.

Hantsman, i cili ishte edhe ambasador në Kinë, premtoi se këtë çështje do ta ngritë para Qeverisë ruse.

“Moska vazhdon të përzihet në proceset demokratike të miqve dhe aleatëve tanë”, tha diplomati dhe përkujtoi se intervenimi në zgjedhjet në SHBA drejtpërdrejt çoi drejt nivelit të ulët të besimit në marrëdhëniet dypalëshe.

Ai gjithashtu tha se SHBA nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të bashkëpunojë me Rusinë në zgjidhjen e një numri të madh të problemeve ndërkombëtare lidhur me sigurinë globale.

Nëse kandidatura e Hanstmanit 57 vjeçar konfirmohet në Senat, ai në Moskë do ta zëvendësojë ambasadorin Xhon Teft, mandati trevjeçar i të cilit përfundon në vjeshtë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close