Tërmeti i fuqishëm në Meksikë

Një tërmet me intensitet prej 6,8 ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në shtetin qendror federal meksikan, Puebla, kumtoi Agjencia sizmologjike e Meksikës.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, intensiteti i tërmetit ka qenë 7,4 ballë sipas Rihterit.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima ose dëme të shkaktuara materiale.

Mediat meksikane njoftuan se tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Meksiko Siti, ku një numër i madh i banorëve në panik i kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe hapësirat e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button